
Foto nga VCG
Sipas një sondazhi të publikuar bashkërisht më 4 korrik nga ABC-ja (Kompania Amerikane e Transmetimit) dhe gazeta "The Washtington Post", 30% e banorëve amerikanëpohuan se nuk janë vaksinuar ndaj COVID-19 dhe nuk do tëvaksinohen kurrë. 73% e tyre thanë se qeveria amerikane ka ekzagjeruar rreziqet e mutacionit të koronavirusit "Delta" dhe 79% prej tyre janë të mendimit se kanë rrezik të vogël ose nuk kanë rrezik të infektohen nga COVID-19.
Por, zyrtarë amerikanë të shëndetit u shprehën se virusi "Delta" është më ngjitës se llojet e tjera tëkoronavirusit të tipit të ri, prandaj është shumë i rrezikshëm për ata që nuk janë vaksinuar ende. Tani rastet e prekura nga "Delta" zënë një të katërtën e rasteve tëkonfirmuara COVID-19 në SHBA dhe qeveria e Joe Biden-it shpreson ta zgjidhë këtë problem të ri nëpërmjet vaksinimit. (Fani/Albana)







