Foto nga VCG

Vaksinat kineze të COVID-19, më të sigurta se vaksinat e zakonshme për sa u përket efekteve anësore.

Kryeshkencëtarja për kontrollin e sëmundjes në Shoqatën e Mjekësisë Parandaluese të Guangdong-ut Zheng Huizhen thotë se të dhënat tregojnë që vaksinat kineze të COVID-19 krijojnë më pak efekte anësore krahasuar me llojet e tjera të vaksinave të zakonshme në vend.

"Ndër 11 në 100 000 raste të efekteve anësore, 83 për qind ishin reaksione të përgjithshme, ndërsa reaksionet jonormale zinin vetëm 17 për qind, gjë që tregon se reaksionet e përgjithshme dhe reaksionet jonormale prej vaksinave të COVID-19 në Kinë janë përgjithësisht më të ulëta sesa niveli mesatar i raportuar i llojeve të tjera të vaksinave në Kinë në 2019," tha Zheng në një seminar mbi parandalimin e kontrollin e COVID-19 në Guangzhou.

Të dhënat tregojnë se në 11 ndër 100 mijë vaksinime u raportuan efekte anësore në prill pas bërjes së më shumë se 200 milionë vaksinave.

Zheng Huizhen i garantoi qytetarët se vaksinat kineze janë të sigurta. (Artan/Fani)