
Me rastin e 100-vjetorit të themelimit të Partisë Komuniste të Kinës, po zhvillohet në Muzeun Kombëtar të Kinës "Ekspozita e historisë së PKK-së në veprat artistike klasike", e organizuar bashkërisht nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG) dhe Muzeu Kombëtar. 100 vepra artistike klasike kineze në ekspozitë shfaqin historinë 100-vjeçare të PKK-së, duke fituar vlerësimin e gjerë të shikuesve.
100 veprat e paraqitura në ekspozitë u përzgjodhën nga 5 muze të vendit, duke përfshirë Muzeun Kombëtar të Kinës, Muzeun Ushtarak të Popullit Kinez, Galerinë e Arteve të Kinës, Galerinë e Arteve të Akademisë Qendrore të Arteve të Bukura dhe Galerinë e Arteve të Provincës Guangdong. Veprat përbëhen nga piktura kineze, piktura në vaj, gravura, skulptura etj.
Në janar të këtij viti, CMG-ja, Muzeu Kombëtar i Kinës dhe Akademia Qendrore e Arteve të Bukura transmetuan së bashku dokumentarin televiziv me 100 pjesë "Historia e PKK-së në veprat artistike klasike". Ky është emisioni i parë televiziv me temën e 100-vjetorit të themelimit të PKK-së këtë vit. Ekspozita me të njëjtin titull bazohet në këtë dokumentar.
Ekspozita do të zgjatë deri më 25 korrik. (Fani/Artan)







