Foto nga VCG

Në fjalimin e mbajtur më 2 korrik në sesionin e 47-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së, përfaqësuesi kinez shprehu pakënaqësinë e vendit të tij për përhapjen e informacioneve të rreme dhe për shkeljen e lirisë së fjalës.

Përfaqësuesi i Kinës tha se, pa marrë parasysh jetën e shëndetin e publikut, disa politikanë amerikanë e kanë politizuar pandeminë dhe kanë përhapur lajme të rreme për vendet e tjera, duke nxitur diskriminimin, urrejtjen dhe dhunën ndaj aziatikoamerikanëve.

Ai shtoi se, duke e nisur nga synime politike, ShBA-ja ndërhyn në punët e brendshme të vendeve të tjera. ShBA-ja ka hartuar 20 ligje të sigurisë kombëtare, por e kritikon Kinën për hartimin e ligjit të sigurisë kombëtare. Të drejtat e njeriut janë vetëm mjete politike të ShBA-së për të sulmuar vendet e tjera dhe për të ndërhyrë në punët e brendshme të tyre.

Përfaqësuesi kinez i kërkoi ShBA-së të zgjidhë së pari problemet e veta të të drejtave të njeriut dhe të ndalojë përhapjen e informacioneve të rreme, politizimin e të drejtave të njeriut dhe ndërhyrjen në punët e brendshme të vendeve të tjera. (Fani/Artan)