Në mbledhjen e 47-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së të zhvilluar të mërkurën, Kina dhe Koreja e Jugut shprehën shqetësim të madh për vendimin e Japonisë për të hedhur në det ujin e ndotur bërthamor nga aksidenti në centralin bërthamor të Fukushimës.

Përfaqësuesi i përhershëm kinez në Zyrën e OKB-së në Gjenevë Jiang Duan u shpreh se aksidenti i centralit bërthamor të Fukushimës solli daljen e shumë materialeve radioaktive, duke shkaktuar ndikime negative afatgjata mbi mjedisin detar, sigurinë ushqimore dhe shëndetin e njeriut. Ai tha se vendimi i qeverisë japoneze për hedhjen e ujit të ndotur bërthamor në det pa zotëruar metodat e trajtimit të plotë të tij, pavarësisht nga dyshimet dhe kundërshtimet e brendshme dhe të jashtme, është veprim i papërgjegjshëm.

Jiang Duan theksoi se edhe ekspertët e Këshillit të të Drejtave të Njeriut kishin shprehur shqetësime për këtë problem.

Përfaqësuesi i përhershëm jugkorean u shpreh gjithashtu në një mendje me shqetësimet e ekspertëve të OKB-së për problemet shëndetësore të hedhjes së ujit të ndotur bërthamor në det nga pala japoneze. Ai i bëri thirrje qeverisë japoneze që të publikojë në mënyrë transparente informacionet.(Xu Guang)