Armin Laschet, kryetari i Unionit Demokristian, partisë në pushtet në Gjermani, i dha të hënën një intervistë gazetës britanike "Financial Times", ku shprehu mendimin se në konkurrencën gjeopolitike me Kinën, Perëndimi duhet të shmangë mendësinë e Luftës së Ftohtë dhe zhvillimin e një Lufte të Ftohtë të re me Kinën.

Armin Laschet u shpreh se Kina është jo vetëm një konkurrente, por edhe një partnere bashkëpunimi. "Unë do të nxit brenda mundësive marrëdhëniet e partneritetit midis dy palëve. Bashkëpunimi me Pekinin është më i favorshëm për BE-në," tha ai.

Laschet pritet të fitojë në zgjedhjet e përgjithshme në Gjermani, që do të zhvillohen në shtator të këtij viti, duke zëvendësuar Angela Merkelin në postin e kancelarit. Duke folur në intervistë për turneun e parë të presidentit amerikan Joe Biden në Europë, Armin Laschet u shpreh se shumë europianë janë dyshues për qëndrimin e ashpër të Biden-it ndaj Kinës. "Problemi është që kur ne diskutojmë për pengimin e Kinës, a do të shkaktojë kjo një konflikt të ri? A na nevojitet një konkurrent i ri? Kina është vërtet një konkurrente, por është gjithashtu një partnere bashkëpunimi, veçanërisht në fushën e ndryshimit të klimës etj." vuri në dukje kreu i kristiandemokratëve gjermanë.

Më tej ai shtoi: "Shekulli i 21-të është i ndryshëm, tani është një botë shumëpolare dhe pjesëmarrësit janë të ndryshëm." (Fani/Artan)