Xi dhe liderë të tjerë kryesorë partiakë në ekspozitë

Xi dhe liderë të tjerë kryesorë partiakë në ekspozitë

Xi Jinping, sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, u kërkoi të gjithë anëtarëve të PKK-së të marrin forcë nga historia e kësaj partie dhe të bëjnë përpjekje për modernizimin e Kinës dhe rilindjen kombëtare.

Xi, i tha këto të premten gjatë një vizite në një ekspozitë kushtuar historisë së PKK-së, që u hap 12 ditë para 100-vjetorit të themelimit të saj.

Ekspozita me temë “T’i qëndrojmë besnikë aspiratës dhe misionit origjinal”, synon t’u kujtojë edhe një herë 90 milionë anëtarëve të Partisë Komuniste të Kinës idealet origjinale të saj, që janë lumturia e popullit kinez dhe rilindja e kombit kinez.

Dorëshkrimi i Marksit

Dorëshkrimi i Marksit

Ekspozita

Ekspozita

Ekspozita

Ekspozita

Ekspozita, nëpërmjet më shumë se 2 600 fotografive dhe mbi 3500 sendeve të tjera, pasqyron fazat e ndryshme të PKK-së, që nga periudha revolucionare e themelimi i Republikës Popullore të Kinës deri në nisjen e Reformës e Hapjes, hyrjen në epokën e re të ndërtimit të socializimit me karakteristika kineze dhe nisjen e udhëtimit të ri të modernizimit socialist të vendit.

Pas vizitës, Xi dhe liderë të tjerë partiakë ribënë betimin e PKK-së.

Partia Komuniste e Kinës u krijua në korrik të vitit 1921.