Administratori i NASA-s Bill Nelson e uroi Kinën për lëshimin e suksesshëm të anijes kozmike me astronautë "Shenzhou-12" të enjten.

"Urime Kinës për dërgimin e suksesshëm të ekuipazhit në stacionin e tyre hapësinor! Mirëpres zbulimet shkencore që do të pasojnë," u shpreh Nelson në një deklaratë. (Xu Guang)