Ditët e fundit, Rajoni Autonom i Xinjiang-Ujgurit i Kinës ka publikuar të dhënat kryesore të regjistrimit të 7-të të popullsisë. Sipas këtyre të dhënave, popullsia e rregullt në Xinjiang është rritur me 18.52 % gjatë dhjetë vjetëve të fundit. Ndër banorët e rregullt, ata të kombësisë hane zënë 42.24 % dhe të pakicave kombëtare 57.76%. Banorët e kombësisë ujgure përbëjnë 44.96 % të popullsisë së përgjithshme dhe 77.85 % të popullsisë së pakicave kombëtare.

Në krahasim me regjistrimin e 6-të kombëtar, popullsia e pakicave kombëtare në Xinjiang është rritur me 14.27 %, 4.01 pikë përqindjeje më shumë se rritja e pakicave kombëtare në mbarë Kinën. Përpara këtyre shifrave demaskohen mashtrimet e fabrikuara nga forcat antikineze në vendet perëndimore mbi “gjenocidin” dhe “ndalimin e rritjes së popullsisë së pakicave kombëtare”.

Në orën 00 të 1 nëntorit 2020, në Xinjiang kishte 11.62 milionë banorë të kombësisë ujgure dhe gjatë 10 vjetëve të fundit ky numër është rritur me 16.2 %, duke qenë më shumë se mesatarja kombëtare e rritjes së popullsisë në Kinë dhe dy herë më shumë se në vitin 1978, kur shifra ishte 5.55 milionë. Lidhur me këtë fakt, mund të pyesim se si do të reagojnë “pararoja” e mashtrimeve të vendeve perëndimore Adrian Zenz, Instituti Australian i Politikave Strategjike i mbështetur nga qeveria amerikane dhe politikanët antikinezë që bëjnë manipulime politike dhe spekulojnë me çështjet mbi Xinjiang-un?

Popullsia në Xinjiang ka shënuar rritje të shpejtë. Krahas lindshmërisë së lartë të pakicave kombëtare, një shkak tjetër është vajtja e banorëve nga krahinat e tjera të Kinës. Lëvizja ndërkrahinore e njerëzve tregon që stabiliteti shoqëror në Xinjiang ka sjellë përfitime të mëdha, duke tërhequr banorët e krahinave të tjera të kërkojnë raste pune e biznesi në Xinjiang.

Të dhënat e regjistrimit të popullsisë tregojnë që me rritjen e popullsisë së pakicave kombëtare, si ujgurët, struktura e popullsisë në Xinjiang po përmirësohet pandërprerë dhe cilësia e popullsisë është në rritje të vazhdueshme.

Në Xinjiang, periudha mesatare e arsimimit për grup-moshën mbi 15-vjeçare është ngritur nga 9.27 vjet në vitin 2010 në 10.11 vjet në 2020-n, që është mbi nivelin mesatar të vendit. 16536 ndër 100 mijë veta kanë kryer studimet universitare. Numri i atyre që kanë mbaruar shkollën e mesme është rritur nga 11582 në 13208 për 100 mijë banorë. Përmirësimi i vazhdueshëm i gjendjes së arsimit tregon efektet pozitive të zhvillimit të sektorit arsimor në Xinjiang.