25 vetë kanë humbur jetën pas një shpërthimi në tubacionet e gazit natyror në distriktin Zhangwan të qytetit Shiyan të provincës Hubei të Kinës Qendrore më 13 qershor.

Në orën 14.00 të së hënës, 35 persona të bllokuar nën rrënoja u nxorrën me sukses, ndërkohë që operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë.

Ministria e Menaxhimit të Emergjencave e Kinës bëri të ditur të hënën që Komisioni i Sigurisë së Punës pranë Këshillit të Shtetit do të mbikëqyrë hetimet mbi këtë shpërthim.

Shpërthimi ndodhi mëngjesin e së dielës në një ndërtesë dykatëshe në një lagje banimi.

Fatmirësisht, në 19 dyqanet në katin e parë dhe të dytë nuk pati banorë.

Ministria e Menaxhimit të Emergjencave së bashku me Ministrinë e Strehimit dhe Zhvillimit Urban-Rural e departamente të tjera kanë nisur një fushatë të posaçme për të garantuar sigurinë e gazit natyror në tregjet e shitjes me pakicë dhe në fushën e kateringut pa lënë pas ambjente të tjera pune. (Jiang Lei/Albana)