
Një zëdhënës në ambasadën kineze në Britaninë e Madhe shprehu të hënën kundërshtim të fortë mbi një komunikatë të përbashkët të lëshuar nga udhëheqësit e G7-s të cilët kritikuan Pekinin mbi çështjet e lidhura me Rajonin e Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut, Rajonin Autonom të Xinjiang-Ujgurit dhe ishullin kinez të Tajvanit.
Në deklaratë, zëdhënësi tha se kritika bazohej në fakte të deformuara dhe i bëri thirrje këtij grupi të ndalojë ndërhyrjen në çështjet e brendshme të Kinës.
Të dielën, G7-a përfundoi samitin e parë në afro 2 vjet ku pjesëmarrësit ishin të pranishëm fizikisht në Gjirin Garbis në Cornawall, në jugperëndimor të Britanisë.
Përveç kritikave ndaj tre rajoneve kineze, udhëheqësit e G7-s e dënuan Kinën edhe për çështje të tjera përfshi politikën tregtare.
Në përgjigje, zëdhënësi kinez mohoi fuqimisht akuzat për ndjekjen e politikave "jo të tregut". Niveli i përgjithshëm i tarifave të Kinës është ulur në 7.5 për qind që nga nëntori 2018 dhe vendi ka punuar për hapjen dhe ndërtimin e një mjedisi tregu ku ndërmarrjet vendase dhe të huaja trajtohen në mënyrë të barabartë dhe konkurrojnë në një fushë loje të barabartë, nënvizoi zëdhënësi.

Duke folur për gjurmueshmërinë e COVID-19, zëdhënësi tha se kjo është një çështje shkencore dhe Kina gjithnjë i është përmbajtur një qëndrimi të hapur dhe transparent mbi këtë. Ambasada dënoi akuzat e bëra nga vendet si ShBA-ja kundër Kinës, duke thënë se manipulimi politik pengoi bashkëpunimin global për gjetjen e origjinës së virusit. (Xu Guang/Albana)







