Foto:VCG

Foto:VCG

Sipas të dhënave nga Administrata e Përgjithshme Doganore e Kinës të publikuara të martën, vëllimi i tregtisë së jashtme të Kinës në tremujorin e parë të këtij viti arriti në 1.3 trilion dollarë, duke u rritur 38.6 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, falë forcimit të kërkesës së huaj që çoi rritje të eksporteve.

Eksportet u shtuan me 49 %, duke arritur në 709.98 miliardë dollarë amerikanë, ndërsa importet 28 %, më një vlerë të përgjithshme 593.62 miliardë dollarë.

Eksportet kineze kanë përfituar nga shtimi i kërkesës jashtë vendit për mallra kineze, ndërsa ekonomia globale vazhdon të rimëkëmbet pas përshpejtimit të vaksinimit. Aktiviteti i fabrikave në ShBA u rrit në mars për shkak të shtimit të madh të porosive të reja, dhe rritja e aktivitetit mujor të fabrikave në Eurozonë ishte më e shpejta e regjistruar.

Në mars, eksportet e Kinës u rritën me 30.6 % në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, më pak se parashikimi prej 35.5 % në një sondazh të mëparshëm të "Reuters"-it me 27 ekonomistë.

Megjithëse rritja e pritur e eksporteve në mars është shumë më e ulët se shtimi me 60.6 % në janar-shkurt, ajo prapëseprapë pasqyron një rritje të fortë, pasi niveli i dy muajve të parë të vitit të kaluar ishte një bazë shumë më e ulët, pas tkurrjes gjatë kohës kur epidemia e COVID-19 në Kinë ndodhej në kulmin e saj.

Importet në mars u rritën me 38.1 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, më shumë se parashikimi i "Reuters"-it prej 23.3 %. (Çang Çuo)