Newlines Institute i lidhur ngushtë me qarqet diplomatike amerikane

Newlines Institute i lidhur ngushtë me qarqet diplomatike amerikane

Ditët e fundit, me përhapjen e lajmeve rreth të ashtuquajturve “gjenocid” dhe “punë e detyruar” në Xinjiang, Instituti “Newslines”, një ndër burimet e këtyre informacioneve të rreme, po tërheq vëmendjen e përdoruesve kinezë të internetit. Ata bënë kërkime dhe zbuluan më në fund fytyrën e vërtetë të kësaj makine gënjeshtrash.

Së pari, ky institut ka lidhje prej kohësh me forcat konservative dhe terroriste. Instituti “Newslines” i përket të njëjtit front me Institutin Ndërkombëtar të Mendimit Islamik (IIIT), që së fundmi është vërtetuar se ka pasur të bëjë me grumbullimin e fondeve për terrorizmin dhe u ka ofruar shumë materiale ideologjike organizatave ekstremiste fetare.

Së dyti, një raport i publikuar në mars nga Instituti “Newlines”, ku spekulohet se në Xinjiang të Kinës ekziston i ashtuquajturi “gjenocid”, i ngjan shumë një raporti të publikuar një muaj më parë prej Kongresit Botëror Ujgur, një organizatë e krijuar nga terroristët e Lëvizjes së Turkistanit Lindor.

Banorë në Xinjiang(Foto nga VCG)

Banorë në Xinjiang(Foto nga VCG)

Lagje në Xinjiang(Foto nga VCG)

Lagje në Xinjiang(Foto nga VCG)

Së treti, Instituti “Newlines” deklaroi se varet prej Universitetit “Fairfax” të Amerikës, një “universitet” që ka vetëm 153 studentë dhe pak kohë më parë, një komision këshillor i Departamentit të Arsimit të ShBA-së paraqiti kërkesën për të anuluar lejen e këtij universiteti, për shkak të punësimit të pedagogëve të pakualifikuar, nivelit shumë të ulët mësimdhënës dhe plagjiaturës së gjerë të studentëve.

Mirëpo, një institut kaq i paaftë në kërkim tani është bërë burim me shumë autoritet për politikanët dhe mediat perëndimore për të krijuar informacione të rreme rreth Xinjiang-ut. A nuk është kjo mjaft qesharake dhe absurde?