Më 13 mars, kryeministrat e gjashtë vendeve anëtare të Bashkimit Europian, duke përfshirë Bulgarinë, Austrinë, Republikën Çeke, Slloveninë, Letoninë dhe Kroacinë i shkruan presidentes së Komisionit Europian Ursula von der Leyen dhe presidentit të Këshillit Europian Charles Michel, duke i nxitur të zhvillojnë diskutime sa më parë për shpërndarjen e vaksinave. Pak kohë më parë, kryeministri austriak Sebastian Kurz ngriti kritika për pabarazinë e shpërndarjes së vaksinave, duke e quajtur si një veprim “në kundërshtim me frymën e Bashkimit Europian”.

Kancelari austriak Sebastian Kurz krtikoi pabarazinë e shpërndarjes së vaksinave(Foto nga VCG)

Kancelari austriak Sebastian Kurz krtikoi pabarazinë e shpërndarjes së vaksinave(Foto nga VCG)

Ndërsa, sipas njoftimeve të medias amerikane “NBC”, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki u shpreh një ditë më parë se ShBA-ja nuk i ofroi asnjë pale vaksina dhe se kjo nuk ka të bëjë me Bashkimin Europian, por me prioritetet e vendit.

Sipas një studimi të kryer nga Aleanca e Vaksinave të Popullit mbi blerjet e tetë vaksinave kundër COVID-19, 30 vende me të ardhura të ulëta dhe 37 të tjera me të ardhura të mesme dhe të ulëta mund të përvetësojnë vaksina vetëm nëpërmjet planit të drejtuar nga OBSh-ja “COVAX”. Mirëpo, për shkak të ecurisë së ngadaltë të zbatimit, 90% e popullsisë së këtyre vendeve nuk mund të bëjnë vaksina brenda këtij viti. Kurse, mbi 50% e vaksinave të sipërpërmendura janë blerë nga vendet e pasura me 14% të popullsisë botërore. Ndër to, shuma e prokurimit të Kanada-së mund t’i vaksinojë pesë herë banorët e saj dhe anëtarët e G7-s kanë siguruar rezerva për vaksinim tre herë të çdo banori, gjë që ka dobësuar përpjekjet për të nxitur zbatimin e COVAX-it.

Vaksina e Pfizerit(Foto nga VCG)

Vaksina e Pfizerit(Foto nga VCG)

Në janar, sekretari i përgjithshëm i OBSh-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus paralajmëroi se nëse nuk kapërcehet “nacionalizmi i vaksinave” dhe të shpërndahen vaksina në mënyrë të barabrartë, bota do të pësojë fatkeqësi të dyfishtë, që janë morale dhe ekonomike. Në kushtet e një gjendjeje të tillë , sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres theksoi në Sesionin e 46-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut se vaksinat kundër COVID-19 duhet të jenë produkt publik global me përballueshmërinë dhe mundësinë e përvetësimit për të gjithë. Ai shtoi më 11 mars se vaksinimi global është “test më i madh moral i kësaj epoke”.

Lidhur me këtë, Grupi Mediatik i Kinës botoi një koment ku bëhet thirrje për shpërndarje të vaksinave ndaj më shumë vendeve në zhvillim dhe atyre më të pazhvilluara. “Siç theksoi kryediplomati kinez Wang Yi, Kina rri në frontin e parë pro shpërndarjes së barabartë të vaksinave, kundër nacionalizmit të vaksinave, nuk pranon hendekun imunitar dhe kundërshton çdo pretendim për politizimin e bashkëpunimit të vaksinave”, përfundon komenti i CMG-së. (Zhang Yan/Albana)