Përfaqësues të ligjvënësve hongkongas pro përsosjes së sistemit zgjedhor(Foto nga VCG)

Përfaqësues të ligjvënësve hongkongas pro përsosjes së sistemit zgjedhor(Foto nga VCG)

Të hënën, pala kineze shprehu pakënaqësi dhe kundërshtim të fortë ndaj shpifjeve keqdashëse të disa vendeve për vendimin e Asamblesë Kombëtare Popullore (AKP) për të përmirësuar sistemin zgjedhor të Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut dhe ndërhyrjen në punët e Hong-Kongut të cilat janë edhe punë të brendshme të Kinës.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Zhao Lijian, i tha këto në një konferencë shtypi kur u pyet për të komentuar mbi një deklaratë të përbashkët të lëshuar nga ministrat e jashtëm të G7-ës dhe Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe të Siguri.

Vendimi i AKP-së për të përmirësuar sistemin zgjedhor të rajonit të Hong-Kongut është plotësisht kushtetues, i ligjshëm dhe i justifikuar, dhe do të garantojë një siguri institucionale më solide për zbatimin e plotë të parimit 'patriotët administrojnë Hong-Kong', për të mbrojtur më mirë interesat e përgjithshme dhe themelore të shoqërisë në Hong-Kong, dhe do të nxisë zhvillimin e qëndrueshëm të sistemit demokratik të Hong-Kongut dhe praktikën e qëndrueshme të 'Një vend, dy sistemeve' ", tha ai, duke shtuar se kjo është një aspiratë e përbashkët e të gjithë popullit kinez, përfshirë bashkatdhetarët e Hong-Kongut.

"Kina nxit palët përkatëse të përballen me realitetin që Hong-Kongu u kthye në atdhe 24 vjet më parë, t'i përmbahen ligjit ndërkombëtar dhe normave themelore që rregullojnë marrëdhëniet ndërkombëtare dhe menjëherë të ndërpresin ndërhyrjet në punët e Hong-Kongut dhe punët e brendshme të Kinës", tha Zhao .(Albana)