Profesori Christian Mestre(Foto nga savoirs.unistra.fr)

Profesori Christian Mestre(Foto nga savoirs.unistra.fr)

Studiuesi i njohur francez, profesori që vizitoi dy vjet më parë rajonin kinez të Xinjiang-ut vlerësoi masat efektive të autoriteteve vendore për të parandaluar terrorizmin dhe tani u detyrua të hiqte dorë nga posti. Lidhur me këtë, Grupi Mediatik i Kinës kritoi se është një "ironi e jashtëzakonshme" për vendet perëndimore që përhapin aktivisht respektimin e të drejtave të fjalës.

Jérémy André Florès, një gazetar që nuk ka qenë asnjë herë në rajonin e Xinjiang-ut botoi një artikull në revistën "Le Point" ku deklaroi "zbulimin e veprimeve pro-Kinës" të profesorit Mestre për komente objektive të tij për Xinjiang-un. Ky artikulli ngjalli "sulme të ashpra" të forcave kundër Kinës në Francë, si pasojë, profesori u detyrua të hiqte dorë nga posti i tij në projektin Eurometropolis ku merr pjesë qyteti Strasbourg. Një gjë që duhet të vihet re është se ky projekt po drejton diskutime rreth përdorimit të teknologjisë së 5G të Huawei-së në Strasbourg. Për këtë, Florèsi shkroi në rrjetet sociale se kjo është pikërisht arsyeja pse ai citoi fjalët e profesorit të bëra dy vjet më parë.

Sipas një komenti të Grupit Mediatik të Kinës, profesoi Mestre është vetëm një shembull i persekutimit politik të disa politikanëve dhe të mediave perëndimore për të “frenuar Kinën nëpërmjet shfrytëzimit të çështjes së Xinjiang-ut”. Ata përhapin gënjeshtra dhe sulmojnë individët dhe mediet që raportojnë realitetin.

Punëtore ujgure në Xinjiang(Foto nga VCG)

Punëtore ujgure në Xinjiang(Foto nga VCG)

Për shembull, websajtii i pavarur amerikan i lajmeve “Grayzone” që demaskoi gënjeshtrat e studiuesit anti-kinez i djathtës ekstreme Adrian Zenz për të ashtuquajturin “gjenocid” në Xinjiang, llogaria e tij është etiketuar me “mohues i genocidit” në Twitter. Kurse, postimi i ekspertit amerikan për çështjen siriane Joshua Landis, për të zbuluar njoftime të rreme të Zenzit, u fshi shpejt nga Twitteri.

“Megjithatë, drejtësia nuk gjunjëzohet kurrë para të keqes”, thuhet në komentin e CMG-së, ku listohen disa studiues ndërkombëtarë që kanë guxuar të shprehin zërin e së vërtetës.

Si për shembull, shkrimtari i njohur francez, Maxime Vivas-it iu deshën katër vjetë për të shkruar librin e tij “Fundi i njoftimeve të rreme rreth ujgurëve” (The End of Uyghur Fake News). Në intervistë, ai tha se nuk ka shtrembëruar as mbuluar çfarë kishte parë me sytë e tij.

“Kam parë gjallëri të pabesueshme në dy vizita të mia në Xinjiang”, shtoi ai.

Në diskutimet e sesionit të 46-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së, përfaqësuesit e dhjetëra vendeve shprehën mbështetje ndaj politikave të Kinës në Xinjiang. Osama Abu Saud, profesor i asociuar në Universitetin egjiptian El Arish që ka punuar në rajonin e Xinjiang-ut u shpreh në një mbledhje të organizuar në kuadrin e sesionit se Xinjiang është zonë unike, ku banorët e kombësive të ndryshme unifikohen dhe përpiqen për një jetë më të mirë.

“E keqja nuk mund të mposhtë të drejtën. Pavarësisht metodave të shumta përbaltëse në Perëndim, zhvillimi i vërtetë i Xinjiang-ut mund të kalojë sprovën e kohës dhe të historisë. Pa dyshim që veprimet e tyre do të dështojnë ”, përfundon komenti i CMG-së.(Zhang Yan/Albana)