Klinikat hungareze marrin vakinat kineze

Klinikat hungareze marrin vakinat kineze(Foto nga VCG)

Klinikat në Hungari filluan të mërkurën përdorimin e vaksinës së "Sinopharm"-it, duke e bërë atë vendin e parë të Bashkimit Europian që ofron vaksina kineze.

Vaksinat do t'u ofrohen hungarezëve mbi 60 vjeç në fazën e dytë të vaksinimit të vendit. Zyrat e mjekëve në mbarë vendin kanë marrë secila nga 50-55 doza.

I pari ndër katër kontingjentet e vaksinave të "Sinopharm"-it mbërriti në Budapest javën e kaluar, me 550 mijë doza. Pjesa e mbetur e totalit prej 5 milionë dozash, që mjafton për vaksinuar 1/4 e popullsisë hungareze, pritet të transportohet brenda fundit të muajit maj.

Zyrtarët hungarezë kanë kritikuar zbatimin e ngadaltë të programit të vaksinimit të Unionit dhe kanë zgjeruar sferën e alternativave të vaksinave. Muajin e kaluar, rregullatorët vendorë miratuan përdorimin e vaksinës kineze të "Sinopharmit dhe të vaksinës ruse "Sputnik V", që është tashmë në përdorim në Hungari.

Në një konferencë shtypi të mërkurën, kryezyrtarja hungareze e mjekësisë Ceclia Muller e nxiti publikun të mos shqetësohej.

Vaksinat e Sinopharmit

Vaksinat e Sinopharmit(Foto nga VCG)

"Kërkoj të hiqen të gjitha shqetësimet për vaksinat kineze dhe ruse, sepse mbi 30 milionë veta i kanë bërë ato, pa problem", tha Muller.

Po të mërkurën, kryeministri hungarez Viktor Orban u shpreh se përdorimi i vaksinës së "Sinopharm"-it dhe i vaksinës "Sputnik V" mund ta ndihmojë Hungarinë të vaksinojë mbi 3.5 milionë banorë më shumë se programi i Bashkimit Europian.

Orbani më parë deklaroi se do të zgjidhte vaksinën e "Sinopharm"-it. (Zhang Yan/Artan)