Të hënën, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Wang Wenbin njoftoi në një konferencë shtypi se nga 22 deri më 24 shkurt do zhvillohet sesioni i 46-të i nivelit të lartë i Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së, ku ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi do të mbajë një fjalim për të shtjelluar qëndrimin, praktikën dhe përvojën e Kinës në mbrojtjen e të drejtave të njeriut si dhe do të paraqesë pikëpamjen e Kinës për zhvillimin global të të drejtave të njeriut duke nxitur krijimin e bashkësisë së fateve të përbashkëta të njerëzimit. Kjo do të jetë hera e parë e mbajtjes së fjalimit nga udhëheqës kinez në Këshillin e të Drejtave të Njeriut.

Wang Wenbin nënvizoi se në kushtet e një gjendjeje të pashembullt epidemike, arritja e mbrojtjes së të drejtave të njeriut është një sfidë e gjerë e bashkësisë ndërkombëtare. Ai tha:

"Kina është e gatshme për përpjekje të përbashkëta me bashkësinë ndërkombëtare për ta nxitur Këshillin e të Drejtave të Njeriut t'i përmbahet qëndrimit të drejtë, ta respektojë kursin e Kartës së OKB-së dhe normat e marrëdhënieve ndërkombëtare, t'i kushtojë rëndësi mbrojtjes së të drejtave të njeriut në fushat e ndryshme dhe ta kundërshtojë ndërhyrjen në punët e brendshme të vendeve të tjera nëpërmjet problemit të të drejtave të njeriut për të nxitur së bashku zhvillimin e shëndetshëm të çështjes ndërkombëtare të të drejtave të njeriut."

Wang Wenbin shtoi se qeveria kineze i kushton shumë rëndësi mbrojtjes së të drejtave të njeriut, i përmbahet idesë së të drejtave të njeriut me popullin në krye dhe ka gjetur një rrugë të zhvillimit të të drejtave të njeriut në përputhje me gjendjen e vendit duke pasur suksese tërheqëse. Kina merr pjesë aktivisht në sistemin shumëpalësh të Këshillit të të Drejtave të Njeriut dhe ka dhënë kontributin e vet për zhvillimin global të të drejtave të njeriut. (Fani/Albana)