Pasditen e së premtes, 1 milion doza vaksina kundër COVID-19 të “Sinovac”-ut mbërritën me avion në Hong-Kong.

19 shkurt, në aeroportin ndërkombëtar të Hong-Kongut, punonjësit janë duke dërguar në depo konteinerët me vaksina

19 shkurt, në aeroportin ndërkombëtar të Hong-Kongut, punonjësit janë duke dërguar në depo konteinerët me vaksina

Në ceremoninë e pritjes, Sophia Chan, sekretarja e Ushqimit dhe e Shëndetësisë e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut, u shpreh se kjo ishte një pikënisje historike në luftën antiepidemike në Hong-Kong. Sipas saj, mbërritja e vaksinave do të thotë se në momentin kyç, mund të nisë zbatimi i planit të vaksinimit.

Më 26 shkurt, në Hong-Kong do të fillojë vaksinimi masiv. Qeveria e rajonit bleu 22.5 milonë doza vaksina të tre llojeve. Kryeekzekutivja Carrie Lam bëri të ditur më 18 shkurt nëpërmjet medias sociale se do të bënte vaksinën e prodhuar nga pjesa kontinentale e vendit.

19 shkurt, në aeroportin ndërkombëtar të Hong-Kongut, punonjësit janë duke dërguar në depo konteinerët me vaksina

19 shkurt, në aeroportin ndërkombëtar të Hong-Kongut, punonjësit janë duke dërguar në depo konteinerët me vaksina

Po më 18 shkurt, Sophia Chan miratoi sipas rregullave përkatëse përdorimin emergjent të vaksinave të “Sinovac”-ut në Hong Kong.(Zhang Yan/Artan)