Një oficer kinez(pa armë) duke shprehur dëshirën për negociata me palën indiane që kaloi kufirin

Një oficer kinez(pa armë) duke shprehur dëshirën për negociata me palën indiane që kaloi kufirin

Kina ka publikuar raportet përkatëse dhe ka zbuluar të vërtetën për përplasjet kufitare me Indinë, gjë që do t'i ndihmojë njerëzit të kuptojnë të vërtetën e kësaj ngjarjeje, u shpreh zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Hua Chunying të premten.

Hua i tha këto duke komentuar një raport gjithëpërfshirës të publikuar të premten nga gazeta e Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës “Jiefangjunbao”, ku konfirmohet se, gjatë konfliktit kufitar midis Kinës dhe Indisë në qershor të vitit të kaluar, katër oficerë dhe ushtarë kinezë vdiqën dhe një komandant regjimenti u plagos rëndë.

Sulmi i dhunshëm i ushtarëve indianë ndaj negociatorit

Sulmi i dhunshëm i ushtarëve indianë ndaj negociatorit

Duke vënë në dukje se përgjegjësia për incidentin kufitar midis Kinës dhe Indisë në Luginën e Galvanit qershorin e kaluar nuk i takon palës kineze, Hua theksoi se incidenti shkaktoi viktima, por, për të ruajtur marrëdhënien e përgjithshme midis dy vendeve, Kina tregoi një shkallë të lartë përmbajtjeje për qetësimin e situatës, gjë që dëshmon tolerancën dhe ndjenjën e përgjegjësisë të Kinës si një vend i madh i përgjegjshëm.

Sidoqoftë, pala indiane ka bërë vazhdimisht zhurmë lidhur me viktimat, ka shtrembëruar të vërtetën dhe ka mashtruar opinionin publik ndërkombëtar, tha zëdhënësja.

Ceremoni për të pritur eshtrat e heronjve

Ceremoni për të pritur eshtrat e heronjve

"Tani ‘Jiefangjunbao’ ka botuar raportet përkatëse dhe ka zbuluar të vërtetën. Unë besoj se kjo do t'i ndihmojë njerëzit të kuptojnë të vërtetën dhe se kush ka të drejtë dhe kush e ka gabim në këtë ngjarje. Ky është gjithashtu një homazh për trimërinë e heronjve dhe dëshmorëve që mbrojnë vendin në kufirin ", u shpreh Hua.

Autoritetet ushtarake kineze kanë nderuar dy oficerë dhe tre ushtarë, përfshirë katër që morën medalje pas vdekjes, për rolin e tyre në përballimin me guxim të provokimeve nga forcat e huaja në luginën e Galvanit.(Artan)