Kina shfaqi të mërkurën një prototip të trenit maglev me shpejtësi të projektuar 620 km/orë, që është automjeti i parë në botë që përdor teknologjinë e energjisë magnetike maglev me këtë shpejtësi, sipas zhvilluesve.

Prototipi i zhvilluar në vend dhe një pistë prove maglev 165 metra të gjatë u paraqitën nga studiuesit në Universitetin Jugperëndimor Jiaotong në Chengdu, të provincës Sichuan.

Në ceremoninë e paraqitjes, lokomotiva dyngjyrëshe (argjendi dhe e zezë) e gjatë 21 metra u pa të ecte ngadalë përgjatë pistës. Specialistët thanë se ky është si një përparim shumë i madh në zhvillimin e teknologjisë “HTS” të vendit.

Kina ka kryesuar botën në ndërtimin e hekurudhës për trenat me shpejtësi të lartë. Deri në fund të vitit 2020, në Kinë operuan 37,900 km linja hekurudhore me shpejtësi të lartë, më e gjata në botë, sipas operatorit hekurudhor të Kinës.

Trenat Maglev, të ngritur nga binarët dhe të nxitur nga një magnet i fuqishëm për të shmangur fërkimet me shinat, janë krijuar për të zgjidhur problemin e ngushticave të shpejtësisë në përballje me trenat me shpejtësi të lartë.

Sistemi i parë i maglevit në vendit nisi operimin në vitin 2003 në Shangai. Shtrirja prej 30 km midis qendrës së qytetit dhe aeroportit të qytetit Pudong bazohet në teknologjinë gjermane maglev të pezullimit elektromagnetik (EMS).

Linja e parë kineze me shpejtësi të mesme dhe të ulët maglev e mbështetur plotësisht nga teknologjia e vendit EMS nisi operimin në maj 2016 në Changsha, të provincës Hunan me një shpejtësi projektimi 100 km/orë.

Me një investim prej 60 milionë juanë (9,3 milion dollarë), projekti HTS maglev u zhvillua bashkërisht nga Universiteti Jugperëndimor Jiaotong dhe “China Railway Group”. (Albana)