Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Zhao Lijian tha në një konferencë të rregullt për shtyp më 15 janar se administrata e Trump-it nxiti marrëdhëniet midis vendeve të tjera si dhe ndezi e shpeshtoi konflikte. Kjo administratë dëmtoi sovranitetin kombëtar rajonal dhe minoi paqen e stabilitetin rajonal. Sipas njoftimeve, dokumenti i "Strategjisë së Indo-Paqësorit" e deklasifikuar nga qeveria amerikane kohët e fundit përmendi se është e nevojshme të parandalohet Kina nga krijimi i sferave të ndikimit në rajonin "Indo-Paqësor" dhe të ndajë aleatët dhe partnerët e ShBA-së, për të zvogëluar varësinë ekonomike të vendeve rajonale nga Kina dhe për të zëvendësuar "Një brez, një rrugë". Në dokument theksohet gjithashtu se duhet të bashkëpunohet me Indinë dhe vendet e tjera për të kontrolluar Kinën dhe për t'i rezistuar veprimeve të Kinës që minojnë sovranitetin dhe sigurinë e vendeve të tjera. Në përgjigje të pyetjeve, Zhao Lijian tha se deklaratat përkatëse të përmendura në këtë dokument janë absurde dhe një përpjekje e administratës trumpiane për të shpifur dhe përmbajtur Kinën përmes të ashtuquajturës "strategji e Indo-Paqësorit" si dhe minojnë paqen dhe stabilitetin rajonal. Në zhvillimin e marrëdhënieve me vendet fqinje, Kina gjithmonë i është përmbajtur miqësisë së fqinjësisë së mirë, respektit të ndërsjellë dhe trajtimit të barabartë dhe është e angazhuar për ndërtimin e një lloji të ri të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe një komuniteti me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin. Kina kurrë nuk kërkon sfera të ndikimit, e lëre më të formojë klika dhe sfera ndikimi si Shtetet e Bashkuara.(Vera/Albana)