Më 6 janar, presidenti Xi Jinping iu përgjigj Howard Schultz, kryetarit të Nderit të Bordit të Drejtorëve të “Starbucks”, duke e nxitur atë dhe rrjetin amerikan të kafeneve “Starbucks” të vazhdojnë të luajnë një rol aktiv në promovimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar kino-amerikan dhe zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Në përgjigjen e tij, presidenti Xi theksoi se nën udhëheqjen e Partisë Komuniste të Kinës, 1.4 miliardë banorë kinezë kanë bërë një punë të vështirë afatgjatë për të ndërtuar një shoqëri relativisht të begatë në të gjitha aspektet dhe në ndërtimin e modernizimit socialist. Kina ka filluar një udhëtim të ri për ndërtimin e një vendi modern socialist në një mënyrë të gjithanshme, që do të sigurojë një hapësirë më të gjerë për kompanitë nga e gjithë bota, përfshi Starbucks-in dhe kompani të tjera amerikane në Kinë. Shpresoj që Starbucks të bëjë përpjekje aktive për të promovuar bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar Kinë-ShBA dhe zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Më parë, Schultz i dërgoi një letër presidentit Xi Jinping, duke e uruar Kinën për zhvillimin e një shoqërie të pasur nën udhëheqjen e presidentit Xi Jinping dhe duke shprehur respektin e tij për popullin dhe kulturën kineze.(Vera/Albana)