Nga çrrënjosja e varfërisë ekstreme te gjallërimi rural, Kina po hyn në një fazë të re të zhvillimit rural.

Përparimi i plotë i zhvillimit rural është një nga qëllimet kryesore të zhvillimit të Kinës, i përshkruar në draftin e Planit të 14-të Pesëvjeçar të vendit, projekti kryesor ekonomiko-shoqëror për pesë vitet e ardhshme.

"Aktualisht, prodhimi i drithërave në Kinë është rritur për gjashtë vjet radhazi, duke rritur të ardhurat e fermerëve dhe zhvilluar mjedisin rural, përfshi modernizimin e tualeteve, që tani qëndrojnë në shkallën rreth 70 për qind në zonat rurale," tha Liu Huanxin, zv.ministri i Bujqësisë dhe i Çështjeve Rurale gjatë një konference për shtyp të martën.

Liu tha se vendi do të shpejtojë zhvillimin industrial rural për t'u sjellë fermerëve më shumë përfitime, forcimin e standardeve intelektuale dhe morale, përshpejtimin e reformës në fushat kryesore në zonat rurale, përparësinë e ndërtimit të infrastrukturës rurale, lehtësimin e zhvillimit të integruar urban-rural dhe përmirësimin e qeverisjes rurale.

Të dhënat zyrtare tregojnë se Kina nxorri gati 100 milionë njerëz nga varfëria në vitin 2020. Qeveria kineze bëri me dije se po shton përpjekjet për të forcuar këto arritje, ndërkohë që vijon nxitjen e zhvillimit rural.

"Duhet të bëhen përpjekje për të trajtuar masa të hollësishme dhe konkrete, të tilla si ndërtimi i një mekanizmi dinamik për të parandaluar përsëritjen e varfërisë për ata që kanë dalë nga ajo dhe për të nxitur zhvillimin e qëndrueshëm të industrive rajonale me karakteristikat e tyre," tha Liu.

Kina ka përcaktuar një periudhë pesëvjeçare kalimi për qarqet që kanë dalë nga varfëria, duke zhvendosur gradualisht fokusin e politikës drejt gjallërimit rural.

Zyrtarët thanë se një kalim efektiv është i rëndësishëm për punën e tanishme dhe të ardhshme të Kinës në zonat rurale. Ndërkohë, specialistët thanë se ky fokus do të sigurojë një pikë referimi të vlefshme për zgjidhjen e çështjeve rurale në një shkallë globale. (Albana)