Grupi Ndërkombëtar i Ekspertëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për gjurmueshmërinë e COVID-19 do të vizitojë Kinën më 14 janar për të kryer kërkime të përbashkëta shkencore dhe bashkëpunim me shkencëtarët kinezë për gjurmueshmërinë e koronavirusit COVID-19. Zyrtarë nga shumë organe shtetërore të Kinës përsëritën gatishmërinë e tyre për të punuar ngushtë me OBSh-në dhe ekspertët ndërkombëtarë për të kontribuar në gjurmueshmërinë botërore të koronavirusit COVID-19.

Zëdhënësi i Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë, Mi Feng, paraqiti për mediet kineze dhe huaja agjendën specifike të ekipit të ekspertëve të OBSh-së në Kinë në konferencën e shtypit të së mërkurës.

"Grupi ndërkombëtar i ekspertëve të OBSh-së do të mbërrijë më 14 janar. Pas mbërritjes në Wuhan, në përputhje me rregulloret e masave të parandalimit dhe kontrollit të Kinës, grupi ndërkombëtar i ekspertëve do t’i nënshtrohet karantinimin të duhur. Gjatë kësaj periudhe, shkencëtarët dhe specialistët kinezë të shëndetit do të kryejnë shkëmbime të thelluara me grupin e specialistëve ndërkombëtarë përmes lidhjes me video," tha Mi Feng.

Disa ditë më parë, zëvendësdrejtor i Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë njëherësh kreu i ekipit të hulumtimit dhe zhvillimit të vaksinave të Mekanizmit të Përbashkët të Parandalimit dhe Kontrollit të Këshillit të Shtetit, Zeng Yixin, tha se Kina gjithmonë i ka kushtuar një rëndësi të madhe gjurmimit të virusit dhe e ka trajtuar këtë çështje në një frymë shkencore shumë të përgjegjshme. Është bërë edhe shumë punë. Kina mbështet në mënyrë aktive grupin e ekspertëve të OBSh-së të vijnë në Wuhan për bashkëpunim kërkimor shkencor. Ai gjithashtu përdori termat "aktiv, të hapur dhe mbështetës" për të shprehur qëndrimin e Kinës ndaj hetimeve të OBSh-së dhe bashkëpunimit kërkimor shkencor. (Vera/Albana)