Për shkak të “nxitjes së dhunës”, presidenti amerikan u ndalua të shprehë mendimet në disa rrjete sociale amerikane. Për ShBA-në që mburret gjithmonë si flamurtare e “lirisë së fjalës”, kjo heqje e shprehjes së fjalës së lirë në rrjetet sociale nga presidenti është pa diskutim një ironi e madhe ndaj “lirisë së fjalës”.

Sipas njoftimeve, thëniet e nxitjes së dhunës të shprehura nga presidenti kanë shekur ligjin dhe rregulloren e administrimit të rrjeteve sociale të ShBA-së, por problemi është që në 4 vjetët e kaluar, presidenti amerikan shprehu shumë informacione të tilla në këto platforma, pse ky ndalim tani?

Sipas statistikave të gazetës amerikane “Washtington Post”, deri në maj të vitit 2020, udhëheqësi amerikan publikoi mbi 18 mijë informacione të rreme ose çorientuese në rrjetet sociale dhe mbi 3300 prej tyre u postuan në “Twitter”. Veçanërisht pas daljes së rezultatit të zgjedhjeve presidenciale të vitit të kaluar, presidenti amerikan u bëri thirrje disa herë përkrahësve të tij të veprojnë në kundërshtim me rezultatin. Megjithëkëtë, rrjetet sociale amerikane nuk bënë asnjë reagim, deri sa pas ndodhjes së protestës së dhunshme në “Capitol Hill”, ato morën masa.

Në fakt veprimet e rrjeteve sociale amerikane kanë qëllim politik. Tani mbeten më pak se 10 ditë para mbushjes së mandatit të presidentit të tanishëm dhe ka filluar kërkimi i fajeve të përkrahësve të tij që morën pjesë në protestën e dhunshme kundër “Capitol Hill”. Policia amerikane ka arrestuar të paktën 82 protestues, të hënën, Kongresi amerikan nisi për herë të dytë fajësimin e presidentit, udhëheqësi amerikan ka humbur përkrahjen e palëve të ndryshme.

Nën këtë atmosferë, rrjetet sociale amerikane i kanë hequr të drejtën e shprehjes presidentit, njëkohësisht përpiqen të shmangen nga përgjegjësia e këtij incidenti të dhunshëm. Siç komentoi gazeta spanjolle “El Mundo”, rrjetet sociale duhet të jenë platforma e nxitjes së shkëmbimeve të lira, por në fund ato u bënë mjeti i përhapjes së informacioneve të rreme dhe i manipulimit politik. Njerëzit kanë kuptuar se e ashtuquajtura “liri e fjalës” është vetëm një mjet politik për goditjen kundër kudërshtarëve. (Fani/Albana)