Një delegacion specialistësh nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh), që do të hetojë mbi koronavirusin e llojit të ri do të mbërrijë në Kinë në 14 janar, sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë së Kinës.

"Pas konsultimit midis të dy palëve, ekipi i ekspertëve ndërkombëtarë të OBSh-së për gjurmueshmërinë e koronavirusit të ri do të vizitojë Kinën në 14 janar për të kryer bashkëpunim të përbashkët shkencor me shkencëtarët kinezë", sipas një deklarate të publikuar të hënën në faqen e internetit të Komisionit.

Më herët, drejtori i përgjithshëm i OBSh-së Tedros Adhanom Ghebreyesus prezantoi në një konferencë në internet se ekspertët e OBSh-së do të përgatisin plane shkencore me homologët e tyre kinezë për identifikimin e burimit zoonotik të sëmundjes.

Tedros specifikoi që ekspertët do të punojnë për të gjetur si doli ky virus dhe si u transferua nga kafsha te njeriu.

"Identifikimi i origjinës së sëmundjes virale në zhvillim ka qenë i ndërlikuar në epidemitë e kaluara në vende të ndryshme. Shumë studime shkencore të planifikuara mirë do të ndihmojnë për të kuptuar më mirë cilat kafshë e mbartin dhe rrugën e transmetimit të COVID19 tek njeriu", shkroi Tedros në Twitter pas njoftimit për media.

"Ky proces është një përpjekje në zhvillim e cila mund të çojë në kërkime dhe bashkëpunime të mëtejshme shkencore ndërkombëtare globalisht," tha Tedros.

Prej shpërthimit të COVID-19 në janar, OBSh-ja ka dërguar dy herë delegacion ekspertësh në Kinë për të gjetur origjinën e virusit, një herë në në shkurt dhe më pas në korrik. (Albana)