Në kopertinën e revistës amerikane "Time" të botuar më 7 janar, ishte një foto për përleshjet të ndodhura më 6 janar në “Capitol Hill” me titull "Demokracia po sulmohet". Ironikisht, në artikullin e botuar në "Washington Post" po më 6 janar, "Pinoku Pompeo tenton të ndryshojë historinë në katër vjet", vihet në dukje se sekretari amerikan i Shtetit nisi një vit të ri me gënjeshtra të reja, një prej të cilave është që "ShBA-ja është bërë më e sigurt se katër vjet më parë".

Lidhur me këtë, Grupi Mediatik i Kinës botoi një koment, ku hidhen poshtë këto fjalë të Pompeos me dëshmi faktike.

Sipas komentit, siguria e jetës është e drejtë bazë e njeriut. Mirëpo, para goditjeve të epidemisë së COVID-19, për shkak të paaftësisë së politikanëve për përballimin e saj, mbi 350 mijë amerikanë kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë po vuajnë humbjen e të afërmve dhe papunësinë. Ndërsa, institucionet studimore parashikuan se brenda një muaji të ardhshëm do të ketë rreth 115 mijë viktima të reja nga koronavirusi i tipit të ri në superfuqinë e vetme të botës.

Bizneset amerikane po përjetojnë një kohë të vështirë. Në katër vjetët e fundit, politikat proteksioniste tarifore i bënë kompanitë amerikane të shtonin investimet në Kinë për të kompensuar humbjet e tyre, gjë që jo vetëm vërteton absurditetin e teorisë së "shkëputjes", por edhe ka bërë të dështojë premtimi i liderit amerikan që ngritja e tarifave doganore mund të sjellë vende pune në ShBA.

"Situata më shqetësuese në fakt është ndarja e shoqërisë amerikane. Epidemia ka ekspozuar dhe përkeqësuar problemet që kanë ekzistuar prej kohësh në ShBA, si hendeku midis të pasurve e të varfërve, diskriminimi racial etj. Trazirat e dhunshme gjatë protestave kundër vrasjes së afroamerikanit George Floyd, e kanë bërë ShBA-në më të sigurt?", pyetet në komentin e CMG-së.

Prandaj, sulmet e ndodhura më 6 janar në “Capitol Hill”, nga pamja duket sikur janë shkaktuar nga pakënaqësia e mbështetësve të presidentit amerikan për rezultatet zgjedhore, po në thelb pasqyrojnë keqfunksionimin sistematik dhe dobësimin qeverisës të ShBA-së, që krijon ndarje të thellë shoqërore dhe polarizim politik.

Ditët e fundit, profesoresha Mariana Mazzucato nga Universiteti i Kolegjit i Londrës u shpreh në një artikull të botuar në "Financial Times" se, nëse mund të themi se viti i kaluar na ka mësuar diçka, kjo është se pandemia e COVID-19 vërteton se sistemi ekonomik I kapitalizmit ka rënë në krizë dhe ka të meta strukturore.

"Lidhur me këtë, profesoresha Mazzucato dha një recetë, që është nxitja e konkurrimit për të arritur rritje të barabartë, të gjelbër dhe të vazhdueshme për të siguruar garantimin e interesave publike. Por, në ShBA, këto duket sikur kurrë nuk do të realizohen", përfundon komenti i CMG-së.