Fitimet e kompanive industriale kryesore të Kinës në shtator u rritën me 10.1 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur në 646.43 miliardë juanë (afro 96.5 miliardë dollarë), nëntë pikë përqindjeje më pak se në gusht, tregojnë të dhënat e publikuara nga Zyra Kombëtare e Statistikave të martën.

Fitimet mujore shënuan rritjen për pesë muaj radhazi, ndërsa veprimtaria e biznesit vazhdoi mëkëmbjen nga rënia e shkaktuar për shkak të koronavirusit.

Prodhimi dhe shitjet e kompanive industriale kryesore u përtëritën shpejt, marrëdhënia kërkesë-ofertë vazhdoi të përmirësohet dhe fitimet u rritën nga tremujori në tremujor, tha Zhu Hong, një staticien i lartë pranë kësaj Zyre.

Në tremujorin e 3-të, rritja e fitimeve të industrisë së automjeteve arriti në 53.8 % dhe e industrisë së prodhimit të pajisjeve të përgjithshme 32.4 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Rimëkëmbja ekonomike e Kinës u shpejtua në tremujorin e 3-të të këtij viti, me një rritje prej 4.9 % të PBB-së në korrik-shtator në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, falë nxitjes prej investimeve dhe eksportit. (Xu Guang / Artan)