Zyra e Informacionit e Këshillit të Shtetit të Kinës mbajti të hënën një konferencë shtypi mbi arritjet në zhvillimin bujqësor dhe rural gjatë Planit të 13-të Pesëvjeçar (2016-2020).

Sipas Ministrisë së Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale, në Kinë ka pasur mbi 72.5 milionë hektarë tokë për prodhimin e grurit gjatë pesë vjetëve të fundit, duke u siguruar të 1.4 miliardë kinezëve furnizim të sigurt dhe të qëndrueshëm ushqimor.

Prodhimi i grurit në Kinë i ka tejkaluar 650 miliardë kilogramët për gjashtë vjet rresht, dhe shkalla e vetëmjaftueshmërisë lidhur me orizin dhe grurin është mbajtur mbi 100 për qind, ndërsa për misrin e ka tejkaluar 95 për qind, tha Liu Huanxin, zv.ministër i Bujqësisë dhe i Çështjeve Rurale.

Prodhimi i mishit, vezëve, qumështit, frutave, perimeve dhe çajit në Kinë i ka përmbushur kërkesat në rritje të konsumit të njerëzve, shtoi ai.

Ministria theksoi gjithashtu se të ardhurat e fermerëve kinezë kryesisht janë rritur gjatë kësaj periudhe.

Të ardhurat e disponueshme për frymë të banorëve të fshatit vjet i kanë kaluar 16 000 juanët (2 385 $), sa dyfishi i vitit 2010, duke u rritur me një ritëm më të shpejtë se ato të banorëve të qytetit për 10 vjet rresht, tha zv.ministri Liu Huanxin.

Ai shtoi se, në tre tremujorët e parë të sivjetshëm, të ardhurat e disponueshme për frymë të banorëve të fshatit arritën 12 297 juanë (1 833 dollarë), me një rritje reale prej 1.6 për qind.

Ndërkohë, autoritetet kineze vunë në dukje gjithashtu se politikat industriale të vendit për lehtësimin e varfërisë kanë ndihmuar 98 për qind të familjeve me të ardhura të ulëta në zonat e varfra.(Vera/Artan)