Zhao Lijian

Zhao Lijian

“Boeing”, “Lockheed Martin” dhe “Raytheon” janë përfshirë në listën e ndërmarrjeve dhe të individëve amerikanë që do të përballen me sanksionet e Kinës për shitjen e armëve ishullit të Tajvanit, deklaroi të hënën zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Zhao Lijian.

“Për të mbrojtur interesat kombëtare, qeveria qendrore ka vendosur të marrë masat e duhura për sanksionimin e entiteteve amerikane që marrin pjesë në armëshitjen ndaj Tajvanit, si Lockheed Martin, Boeing Defense dhe Raytheon”, tha Zhao në një konferencë shtypi të organizuar në Pekin.

Ndërmarrjet dhe individët amerikanë që kanë marrë pjesë në të do të sanksionohen në të njëjtën kohë, shtoi Zhao, duke mos dhënë hollësi për numrin e të sanksionuarve.

“I bëjmë thirrje palës amerikane të zbatojë si duhet parimin e ‘Një Kine’ dhe Tre Komunikatat e Përbashkëta Kinë-ShBA, të ndalojë shitjet e planifikuara të armëve ndaj Tajvanit dhe të ndërpresë kontaktet ushtarake me palën tajvaneze”, tha zëdhënësi.

Javën e kaluar, Kina dënoi kategorikisht shitjet e armëve dhe paralajmëroi për “reagime të domosdoshme”.

Më 21 tetor, ShBA-ja miratoi një shitje të tre sistemeve të armëve ndaj rajonit kinez të Tajvanit, duke përfshirë sensorë, raketa dhe artileri me një vlerë prej 1.8 miliardë dollarësh amerikanë. (Zhang Yan/Albana)