Foto nga VCG

Sipas njoftimit të së mërkurës të televizionit amerikan ABC, këtë vit koronavirusi i tipit të ri ka marrë jetën e më shumë se 200 mijë amerikanëve.

Ndërkohë, sipas të dhënave statistikore të Qendrës së Kontrollit e të Parandalimit të Sëmundjeve, çdo ditë në ShBA raportohen rreth 107 mijë raste të reja infektimi. Që nga fillimi i këtij viti, afro 205 mijë amerikanë kanë humbur jetën nga COVID-19. Vetëm në shtatë ditët e fundit, janë regjistruar gati 2700 vdekje, mesatarisht rreth 400 në ditë.

Siç mësohet, vala e re e infektimit në ShBA është pasojë e përhapjes së variantit BA.5, i cili ka shkaktuar 87 % të rasteve të prekjes. Javën e kaluar, eksperti i sëmundjeve ngjitëse Antoni Fauçi paralajmëroi se ata që ende nuk kanë bërë vaksina do të kenë “problem” këtë vjeshtë. Deri tani mbi 70 milionë amerikanë ende nuk janë vaksinuar. (Zana/Artan)