Foto nga VCG

Bursa e Moskës njoftoi se do të lejojë jorezidentët nga vendet mike të ndërveprojnë në tregun e obligacioneve.

“Duke filluar nga 15 gushti 2022, Bursa e Moskës do t'u ofrojë klientëve jorezidentë nga vende që nuk janë armiqësore, si dhe jorezidentë, përfituesit përfundimtarë të të cilëve janë persona juridikë ose individë rusë, për të kryer transaksione në tregun e obligacioneve”, -njoftoi Bursa përmes një deklarate, citon “Xinhua”.

Në njoftim thuhet se prej së hënës kanë nisur të kryhen procedurat e identifikimit dhe regjistrimin të klientëve jorezidentë.

Të hënën, Bursa filloi të lejojë jorezidentët nga vendet mike të tregtojnë në tregun e saj të derivateve. (Irma)