Foto nga VCG

12 anije janë autorizuar të nisen nga portet e Ukrainës, sipas Iniciativës së Detit të Zi, deklaroi një zyrtar i Kombeve të Bashkuara që koordinon marrëveshjen e eksportit të grurit, citon “Xinhua”.

Këto anije përmbajnë mbi 370.000 tonë grurë dhe rezerva të tjera ushqimore, tha Frederick Kenney, koordinator i përkohshëm për OKB-në në Qendrën e Përbashkët Koordinuese për Iniciativën e Detit të Zi.

Marrëveshja e eksportit të grurit në Ukrainë ka nisur me një fillim shumë të mirë, tha Kenney, duke vënë në dukje se pritet një rritje e madhe në aplikimet për tranzit.

“Kemi ende shumë punë përpara për të siguruar që zbatimi i nismës të përkthehet në rezultate reale për të trajtuar pasigurinë ushqimore në mbarë globin dhe për të stabilizuar tregjet globale të ushqimit”, -tha ai.

Më 22 korrik, Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje me Turqinë dhe Kombet e Bashkuara për të lejuar eksportet e ushqimit dhe plehrave nga tre portet kryesore të Ukrainës në Detin e Zi. (Irma)