VCG

VCG

Dy të tretat e konsumatorëve amerikanë thonë se po planifikojnë të ulin shpenzimet gjatë gjashtë muajve të ardhshëm si rezultat i inflacionit, sipas një sondazhi të fundit me rreth 2000 persona të kryer nga 15 deri më 18 korrik nga “Morgan Stanley”.

Numri i njerëzve që thanë se synojnë të angazhohen në kohën e lirë është ulur, nga një rritje prej 7 për qind në fillim të këtij muaji në një rritje modeste prej 2 për qind, ndërsa vizitat në qendrat tregtare kanë rënë 14 për qind, bën të ditur “Xinhua”.

VCG

VCG

Sidoqoftë, familjet me të ardhura prej më shumë se 150.000 dollarësh amerikanë janë elastike në synimet e tyre të udhëtimit deri tani, sipas sondazhit.

“Pagat nuk janë në hap me inflacionin. Po bëhet gjithnjë e më sfiduese për familjet që të paguajnë faturat e tyre. Njerëzit kanë filluar të ndryshojnë sjelljen e tyre në mënyra të pazakonta në mënyrë që të kursejnë”, -tha Chris Low, kryeekonomist në “FHN Financial”. (Elona)

VCG

VCG