
VCG
Sipas njoftimeve nga "The Associated Press", të dielën u publikua një raport mbi sulmin me armë më 24 maj në shkollën fillore në Uvalde të Teksasit, që shkaktoi 21 të vrarë. Sipas këtij raporti, afro 400 forca të zbatimit të ligjit arritën në shkollë, por, për shkak të pështjellimit të shkaktuar nga "vendimmarrja e dobët" dhe "dështimi sistemik", arritën ta vrasin autorin e sulmit vetëm pas një ore.

VCG
Ky është raporti i parë që kritikon qeverinë federale dhe organet ligjzbatuese të Teksasit. Sipas raportit, në shkollën fillore ku ndodhi tragjedia, zbatuesit e ligjit nuk e vënë "detyrën e shpëtimit të viktimave mbi sigurinë e jetës së atyre vetë". Sulmuesi shtiu afro 142 herë, të paktën 100 prej të cilave para se policia të hynte në klasat e shkollës.

Publikimi i raportit solli një zemëratë të madhe te familjarët e viktimave. Po të dielën kur doli raporti, i ngarkuari me detyrën e shefit të policisë së Uvaldes, Mariano Pargas, u pezullua nga detyra.
Më 24 maj, në shkollën fillore "Robb" të Teksasit në ShBA ndodhi një sulm me armë, që shkaktoi vdekjen e 19 nxënësve dhe 2 mësuesve. (Xu Guang)







