Ambasada kineze në Japoni i shprehu ngushëllime familjes së Shinzo Abes për vdekjen e ish-kryeministrit japonez të premten.

Ish-kryeministri japonez Shinzo Abe ishte në barelë për në helikopter pasi u qëllua në Nara.Japan, 8 korrik 2022/CFP
Një zëdhënës i ambasadës tha se "jemi të tronditur nga goditja me armë mbi ish-kryeministrin japonez Shinzon Abe."
"Gjatë qëndrimit të tij në detyrë, ish-kryeministri Shinzo Abe kontribuoi për përmirësimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve kino-japoneze," shtoi zëdhënësi në një deklaratë.
Abe, 67 vjeç, vdiq pasi u qëllua të premten nga një person i armatosur gjatë fjalimit në Nara për zgjedhjet për dhomën e lartë të parlamentit të dielën, raportoi media lokale.
Ai ishte kryeministri më kohëgjatë i Japonisë, duke qëndruar në këtë detyrë nga viti 2006 deri më 2007 dhe nga 2012-a deri më 2020. Ai u tërhoq në shtator të vitit 2020 për shkak të rishfaqjes së kolitit ulceroz, një sëmundje e zorrëve. (Xu Guang)







