Foto:VCG

Foto:VCG

Revista amerikane "Forbes" njoftoi të hënën që këtë vit në ShBA numri i sulmeve me armë është në një nivel të lartë dhe parashikohet që gjatë tërë vitit 2022, numri i sulmeve të tilla të thyejë rekordin që ishte vendosur vitin e kaluar.

Të dhënat statistikore tregojnë që deri në fundjavën e kaluar, në ShBA ndodhën së paku 306 sulme me armë, që është pak më ulët se shifra e vitit 2021, por shumë më lart se niveli i vitit 2020 prej 256 sulmesh të tilla.

Po të hënën gazeta britanike "The Guardian" njoftoi që sulmi me armë në "Highland Park" të Çikagos shkaktoi 6 të vdekur dhe 24 të plagosur. Kjo është ngjarja më e fundit e tillë, duke shokuar sërish tërë ShBA-në. Ky është një rast veçanërisht simbolik, pasi sulmuesi vuri në shënjestër flamurin kombëtar në paradën e Ditës Kombëtare të ShBA-së, duke i detyruar edhe një herë amerikanët të mendojnë përse në vendin e tyre ndodhin shpesh sulme të tilla të përgjakshme.