Sipas njoftimeve të kohëve të fundit nga "Russia Today", kryetari i Komisionit të Koronavirusit të Ri të revistës mjekësore ndërkombëtare "The Lancet", Jeffrey Sachs, u shpreh se ka mundësi që virusi i COVID-19 ta ketë origjinën jo nga natyra, por nga ndonjë aksident në një biolaborator amerikan. Më parë, Sachs, së bashku me profesorin e farmakologjisë dhe terapeutikës molekulare të Universitetit të Kolumbias Neil Harrison, kanë botuar një artikull në "Aktet e Akademisë Kombëtare të Shkencave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës" (PNAS), ku aludohet se virusi i COVID-19 mund të vijë nga një laborator amerikan.

Pas shpërthimit të epidemisë së COVID-19, laboratorët biologjikë amerikanë tërhoqën vëmendjen e madhe të botës. Në korrik të vitit 2019, afro gjysmë viti para deklarimit zyrtar të rastit të parë të prekjes nga virusi i COVID-19 nga pala amerikane, laboratori biologjik "Fort-Detrick" i ushtrisë amerikane në Merilend u mbyll në mënyrë të papritur dhe urgjente. Në të njëjtën kohë, në shtetin fqinj të Virxhinias u shfaqën sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes me shkaqe të panjohura. Përveç kësaj, sipas informacioneve të publikuara nga pala amerikane, në mbi 30 biolaboratorët e financuar dhe administruar nga ShBA-ja jashtë vendit, ekzistojnë shumë probleme të mostransparencës dhe mospublikimit të informacioneve.

ShBA-ja nuk u është përgjigjur kurrë zyrtarisht këtyre pyetjeve, duke mos pranuar hetimin e laboratorit biologjik "Fort Detrick" nga bashkësia ndërkombëtare. ShBA-ja i mban të fshehta aktivitetet e biolaboratorëve të vet dhe bashkësia ndërkombëtare pyet me të drejtë se kush po e fsheh të vërtetën. (Xu Guang)