Bashkimi Evropian dhe Zelanda e Re përfunduan negociatat mbi një marrëveshje të tregtisë së lirë e cila do të heqë disa tarifa dhe mund të ndihmojë në rritjen e biznesit midis dy partnerëve tregtarë me 30 për qind.
Një deklaratë e përbashkët e lëshuar nga presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern, cituar nga “Xinhua”, thuhet se eksportet vjetore të BE-së në Zelandën e Re potencialisht do të rriten deri në 4.5 miliardë euro.
Investimet e BE-së në vendin e Paqësorit kanë potencialin të rriten deri në 80 për qind. Marrëveshja gjithashtu duhet të shkurtojë rreth 140 milionë euro në vit detyrime për kompanitë e BE-së gjatë vitit të parë të aplikimit.
Marrëveshja do të hapë tregun e shërbimeve të Zelandës së Re në sektorë kyç si shërbimet financiare, telekomunikacioni, transporti detar dhe shërbimet e shpërndarjes.
Ajo do të lejojë kompanitë e BE-së të marrin pjesë në kontratat e prokurimit për mallra, shërbime, punime dhe koncesione punimesh.
Sipas marrëveshjes, do të jetë më e lehtë për fermerët e BE-së të shesin prodhimet e tyre në Zelandën e Re, me tarifat e eliminuara për eksportet kryesore të BE-së si mishi i derrit, vera, çokollata, ëmbëlsirat me sheqer dhe biskotat.
Kjoi është marrëveshja e parë që integron qasjen e re të BE-së për tregtinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm, duke përfshirë mundësinë e sanksioneve si mjetin e fundit në rast të shkeljeve serioze të parimeve thelbësore të punës ose të Marrëveshjes së Parisit. (Irma)







