Zëvendëskryeministri kinez, Hu Chunhua, i bëri thirrje Kinës dhe Francës që të forcojnë më tej bashkëpunimin tregtar dhe investues, të vazhdojnë të thellojnë bashkëpunimin në projekte të mëdha dhe të nxisin pika të reja rritjeje për bashkëpunim.
Hu i bëri komentet përmes lidhjes video, kur iu drejtua një aktiviteti të Komitetit Francë-Kinë të mbajtur në Paris të hënën, bën të ditur “Xinhua”. Ministri francez i Ekonomisë dhe Financave Bruno Le Maire mbajti gjithashtu një fjalim video.
Hu tha se Kina është e gatshme të punojë me Francën për të zbatuar konsensusin e rëndësishëm të arritur nga dy krerët e shteteve, për të marrë masa më praktike për të thelluar shkëmbimet dhe bashkëpunimin në ekonomi dhe tregti dhe për të çuar marrëdhëniet dypalëshe në një nivel të ri.
Duke vënë në dukje se Kina dhe Franca janë partnerë të rëndësishëm ekonomikë dhe tregtarë, Hu theksoi se të dy vendet duhet të forcojnë më tej bashkëpunimin tregtar dhe investues, të vazhdojnë të thellojnë bashkëpunimin në projektet e mëdha dhe të nxisin pika të reja rritjeje për bashkëpunim. Kina është e gatshme të punojë me Francën për të promovuar në mënyrë aktive koordinimin dhe bashkëpunimin në fusha shumëpalëshe dhe për të dhënë kontributin e duhur për paqen botërore, stabilitetin dhe zhvillimin e përbashkët, tha Hu.
Kina është e përkushtuar të përmirësojë liberalizimin dhe lehtësimin e tregtisë dhe investimeve, theksoi Hu, duke shtuar se pala kineze mirëpret kompanitë franceze për të eksploruar më tej tregun kinez dhe për të zgjeruar hapësirën për bashkëpunim tregtar dhe investues. (Elona)







