VCG

VCG

Ura Padma e ndërtuar nga një ndërmarrje kineze mbajti një ceremoni hapjeje të shtunën në Bangladesh, njofton “Xinhua”.

Në fjalimin në ceremoninë e inaugurimit, kryeministri Sheikh Hasina tha se ura do të bëhet një nyje e rëndësishme transporti për komunikim të drejtpërdrejtë midis kryeqytetit Dhaka dhe 21 rretheve në pjesën jugore të vendit me rrugë dhe hekurudha.

Ura Padma është një pjesë kryesore e Rrjetit të Autostradave Aziatike, duke kontribuar kështu shumë në tregtinë rajonale.

VCG

VCG

Ura pritet të kontribuojë me 1.23 pikë përqindje në rritjen e PBB-së së Bangladeshit dhe të ulë shkallën e varfërisë me 0.84 pikë përqindjeje në vit.

Zona të reja ekonomike dhe parqe të teknologjisë së lartë do të ndërtohen me qendër në urë. Si rezultat, do të tërhiqen investimet e brendshme dhe të huaja dhe do të përshpejtohet ritmi i industrializimit të vendit, tha kryeministri.

VCG

VCG

Projekti u ndërmor nga “China Railway Major Bridge Engineering Group Co, Ltd”, duke vendosur një rekord për ndërtimin më të madh të urës jashtë shtetit nga një ndërmarrje kineze. (Fatosi)

VCG

VCG