
Foto:VCG
Agjencia e lajmeve “Bloomberg” publikoi të mërkurën një artikull, ku thuhet që ekonomia amerikane po shkon drejt një “uljeje të fortë” dhe në 12-18 muajt e ardhshëm, recesioni ekonomik është i pashmangshëm.
Rritja e çmimeve e ka detyruar Rezervën Federale (Fed) ta zhvendosë fokusin e punëve nga mbështetja e aktivitetit ekonomik te ulja e inflacionit. Por zyrtarët e Fed-it parashikojnë që, edhe pse është rritur shumë niveli i interesit me synim frenimin e rritjes së inflacionit, ekonomia amerikane "në mënyrë të pashmangshme" do të hyjë në recesion në 12 deri në 18 muajt e ardhshëm dhe pasojat do të jetë katastrofike.
Nga ana e saj, agjencia e lajmeve “Reuters” njoftoi që raporti i fundit nga “Goldman Sachs” tregon se, për shkak të inflacionit dhe luftës Rusi-Ukrainë, makroekonomia është në gjendje të dobët dhe mundësia që ShBA-ja të hyjë në recesion ekonomik në vitin 2023 është 30 %, më lart se 15 % që parashikohej më parë.







