Rritja e eksporteve të gazit nga Izraeli në Evropë, mbështetur nga marrëveshja e fundit trepalëshe e arritur me Bashkimin Evropian dhe Egjiptin për zgjerimin e dërgesave të LNG, vështirë se mund të plotësojë boshllëkun e madh në furnizimin me energji për vendet evropiane të lënë nga Rusia, bëjnë të ditur ekspertët, citon “Xinhua”.

Foto:VCG

Foto:VCG

Izraeli nënshkroi javën e kaluar një memorandum mirëkuptimi me Egjiptin dhe BE-në në Kajro për të lejuar më shumë gaz izraelit të lëngshëm në Egjipt dhe më pas të transportohet në Evropë.

Menjëherë pas ceremonisë së nënshkrimit, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen e vlerësoi marrëveshjen si një hap të madh përpara në furnizimin me energji në Evropë.

BE-ja duket se po përpiqet të reduktojë varësinë nga gazi rus, me përpjekjet e fundit duke zhvilluar bisedime në Jeruzalem nga presidentja e BE-së von der Leyen dhe kryeministri italian Mario Draghi me kryeministrin izraelit Naftali Bennett.

“Dy fushat kryesore izraelite të gazit në brigjet e tij në Mesdheun Lindor, Tamar dhe Leviathan, furnizuan rreth 19.5 miliardë metra kub në vitin 2021 dhe 7.2 miliardë metra kub prej tyre u eksportuan”, -deklaroi Ofira Ayalon, profesoreshë për mjedisin dhe politikat e energjisë në Universitetin Haifa.

Megjithatë, kjo ishte vetëm një pjesë e vogël e importeve prej 55 miliardë metër kub gaz të BE-së nga Rusia vitin e kaluar, të cilat përbëjnë 45 për qind të importeve totale të gazit të bllokut, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë.

“Për Evropën, eksporti izraelit i gazit nuk do të jetë një ndryshim i lojës. Ajo që Izraeli mund të bëjë është të japë ose eksportojë vetëm një pjesë të vogël të konsumit evropian”, -tha Ayalon.

BE-ja është përgatitur për rrezikun e një ndërprerjeje të plotë të gazit rus në bllok, pasi marrëdhëniet e saj me Rusinë janë përkeqësuar me shpejtësi që nga shpërthimi i konfliktit Rusi-Ukrainë në fund të shkurtit. Rusia tani ka ndërprerë furnizimin me gaz për disa anëtarë të BE-së, përfshirë Finlandën, Bullgarinë dhe Poloninë, për shkak të një mosmarrëveshjeje për pagesat e gazit me rubla dhe ka reduktuar me 40 për qind vëllimet maksimale të furnizimit me gaz në Gjermani përmes tubacionit “Nord Stream”. (Irma)