Sipas njoftimeve të medias, media e re e sigurisë së informacionit "An Zai" publikoi së fundmi një raport, ku thuhet se njësia e Operacioneve të Përshtatura të Qasjes (TAO) e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare ka vazhduar të kryejë vjedhje pa dallim të të dhënave të përdoruesve të internetit në mbarë botën. Shtetet e Bashkuara kanë përdorur nëndetëset për të kryer vjedhje të kabllove nënujore në mbarë botën. TAO u ka dorëzuar armët e sulmeve kibernetike Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të aleancës së ashtuquajtur "Pesë Sytë". Qeveria britanike ka përdorur operatorët e telekomit të BE-së për të kryer vjedhjen kibernetike të selisë së BE-së. Përveç kësaj, qeveria amerikane kërkon që kompanitë amerikane të internetit të bashkëpunojnë në krijimin dhe prodhimin e armëve kibernetike dhe të zhvillojnë armë sulmuese kundër pajisjeve kineze të telekomunikacionit.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

I pyetur nga gazetarët në një konferencë të rregullt shtypi të mërkurën për komentet e Kinës lidhur me këto njoftime, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Wang Wenbin tha se pala kineze i ka vënë re raportet përkatëse. ”Kjo tregon edhe një herë se jo vetëm për Kinën, por edhe për botën, Shtetet e Bashkuara janë kthyer në kërcënimin kryesor në fushën e sigurisë kibernetike. Materialet e zbuluara në raport tregojnë se Mbretëria e Bashkuar dhe agjencitë e tjera të rrjetit ‘Pesë Sytë’ dhe disa vende evropiane kanë ndihmuar dhe kanë marrë pjesë në operacionin global të vjedhjes kibernetike të Shteteve të Bashkuara, gjë që tregon se Shtetet e Bashkuara po krijojnë një bosht të vjedhjes kibernetike me to qendër,” u shpreh zëdhënësi. Sipas tij, ia vlen të theksohet se raporti vë në dukje se disa kompani amerikane të pajisjeve kompjuterike dhe të softuerëve të internetit kanë marrë pjesë në zhvillimin dhe prodhimin e armëve kibernetike amerikane gjatë gjithë procesit. Jo shumë kohë më parë, edhe Qendra Kombëtare e Reagimit ndaj Viruseve Kompjuterike e Kinës nxori një raport, sipas të cilit, përderisa rrjeti ekzistues ndërkombëtar i internetit dhe infrastruktura e rëndësishme e informacionit të rëndësishëm në mbarë botën përmbajnë softuerë dhe pajisje të ofruara nga kompanitë amerikane, ka shumë të ngjarë që lloje të ndryshme softuerësh dhe pajisjesh kompjuterike të kenë të ashtuquajturat “dyer të pasme”, duke u bërë kështu objektiv i sulmeve kibernetike nga qeveria amerikane.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Wang Wenbin-i tha se nuk është e vështirë të shihet se ShBA-ja përdor të ashtuquajturën “siguri kombëtare” si një justifikim për të njollosur dhe shtypur kompanitë kineze. Qëllimi i vërtetë i saj është të hapë dyert për vjedhjen e papërgjegjshme kibernetike.

“Ne i bëjmë thirrje ShBA-së që të ndalojë menjëherë aktivitetet e dëmshme kibernetike kundër botës dhe të mbajë një qëndrim të përgjegjshëm në hapësirën kibernetike,” theksoi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Wang Wenbin.