
Më 7 qershor, njoftimi i kufizimit të blerjes së qymështit pluhur për foshnja në një dyqan në Uashington/ VCG
Rrjeti televiziv amerikan CBS njoftoi ditët e fundit se, si pasojë e epidemisë, Administrata e Ushqimeve dhe e Barnave (FDA) e ShBA-së nuk ka mbikëqyrur si duhet fabrikat që prodhojnë qumësht pluhur për foshnja dhe kjo ka ngjallur “krizën e qumështit pluhur” në mbarë ShBA-në.
Në të kaluarën, FDA-ja bënte të paktën një inspektim në vit në fabrikat e qumështit pluhur, por regjistrimet e fundit tregojnë se ky institucion nuk ka kontrolluar asnjë prej tre prodhuesve kryesorë të qumështit pluhur në vitin 2020 dhe më vonë, infektimi nga mikrobet në këto fabrika shkaktoi mungesën e qumështit pluhur për foshnja, që u shndërrua në një krizë të plotë në vend.
Sipas dokumenteve përkatëse të publikuara nga FDA-ja, gjatë periudhës nga marsi 2021 deri në mars 2022, u morën 128 ankesa nga konsumatorët dhe pati nëntë raste vdekjesh të foshnjave që kishin lidhje me qumështin pluhur për foshnja. (Wang Lei/ Artan)







