foto nga VCG

foto nga VCG

Rrjeti televiziv amerikan ABC raportoi të dielën se një sondazh i fundit tregon që më shumë se 80 % e amerikanëve besojnë se problemet ekonomike, inflacioni dhe rritja e çmimeve të gazit natyror janë çështjet më të rëndësishme për të përcaktuar mënyrën se si do të votojnë ata këtë nëntor. Me afrimin e zgjedhjeve të mesit të mandatit, mbështetja publike për trajtimin e këtyre çështjeve kyçe nga presidenti Biden është e ulët. Vetëm 37 për qind e miratojnë aktualisht trajtimin e ekonomisë nga kreu i Shtëpisë së Bardhë.