Nga të dhënat e fundit të Zyrës së Analizës Ekonomike pranë Departamentit amerikan të Tregtisë del se në prill përqindja e depozitimeve individuale të amerikanëve u ul në 4.4 për qind, niveli më i ulët qysh nga viti 2008. Uebsajti amerikan “Fox Business” njoftoi të hënën se amerikanët po kursejnë më pak dhe kjo përbën një telash të mundshëm për ekonominë amerikane. Konsumatorët amerikanë nuk kanë qenë kaq të shqetësuar që prej krizës financiare të vitit 2008.
Shumë ekspertë e konsiderojnë uljen e përqindjes së depozitimeve individuale si një sinjal të rrezikshëm për shpenzimet e konsumit, sepse kjo do të thotë që inflacioni ka shteruar shumë kursimet individuale e familjare dhe kjo do të ushtrojë ndikime negative ndaj rimëkëmbjes ekonomike.
Në prill, inflacioni në ShBA arriti në 8.3 për qind, duke shënuar kulmin gjatë 40 vjetëve të fundit. Nga lëndët djegëse deri në ushqimet, kostoja e të gjitha produkteve është ngritur dhe kjo ka shtuar barrën ekonomike të familjeve amerikane. (Wang Lei/ Artan)







