Takimi vjetor i Forumit Ekonomik Botëror (WEF), që u zhvillua në qytetin zviceran të Davos, bëri thirrje për bashkëpunim më të ngushtë global për të arritur zgjidhje të favorshme.

“Ne jemi më mirë në një botë ku takohemi dhe veprojmë së bashku sesa në një botë ku të gjithë janë për veten e tyre”, -tha presidenti i WEF Borge Brende, në fjalimin përmbyllës, duke shtuar, se duhet rikrijuar një botë e favorshme, përcjell “Xinhua”.

Brende tha se gjatë takimit është bërë përparim i madh në shumë fusha, si ndryshimi i planetit dhe klimës, shëndeti publik dhe bashkëpunimi global.

Lidhja globale degëzohet në zona të tjera në një kohë të inflacionit në rritje, sistemeve të brishta të ushqimit dhe energjisë dhe pabarazisë në rritje. Ai tha se ndërsa ecet përpara, duhet krijuar elasticitet për të shmangur katastrofat e ardhshme, sepse kostoja e mosveprimit e tejkalon shumë koston e veprimit.

Takimi vjetor i Forumit Ekonomik Botëror (WEF) u fokusua në katër sfida kryesore: rreziqet gjeopolitike, pandemitë, ndryshimet klimaterike dhe rreziqet ekonomike globale. (Irma)