Kanë kaluar pesë vjet që kur kompania e transportit COSCO e Kinës nënshkroi një marrëveshje me portet e Bilbaos dhe Valencias.

Pavarësisht se pandemia globale, që zgjat prej më shumë se dy vjetësh, ka prekur zinxhirët e furnizimit në tërë botën, tregtia detare e mallrave ka mbetur jashtëzakonisht e rëndësishme dhe duket se do të rritet.

Bashkimi Evropian është tani partneri më i madh tregtar i Kinës për importet dhe i dyti për eksportet. Vjet tregtia dypalëshe arriti në 828 miliardë dollarë.

Lidhur me efektivitetin e kostos, parapëlqehet transporti detar, prandaj është e arsyeshme vendosja e partneritetit me portet më të mëdha të Spanjës, shpjegon Miguel Otero, profesor i çështjeve globale dhe publike në Shkollën e Biznesit IE të Madridit.

Kina është vendi i dytë më i rëndësishëm për fluksin e trafikut të kontejnerëve në portin e Bilbao, pas Britanisë së Madhe.

Ky partneritet ka funksionuar në të dyja drejtimet. Spanja eksportoi mallra me vlerë mbi 12 miliardë dollarë në Kinë vitin e kaluar, mbi dyfish më shumë se në vitin 2015. (Artan/Fani)